Për shumicën e njerëzve arritja e moshës 100 vjeçare do të ishte arsye më se e mjaftueshme për të pushuar dhe për t’i marrë gjërat me lehtësi, por Lisel Heise ka ide të tjera.

Gjermanja, një ish mësuese sportive, ka filluar një kapitull të ri në jetën e saj duke iu futur garës për anëtare të Këshillit në qytetin e saj të Kirchheimbolanden.

Ajo e ka fokusuar fushatën e saj në rihapjen e pishinës së hapur të qytetit, e cila u mbyll në vitin 2011.

Heise ka qenë e zëshme në përpjekjet e saj për ta ringjallur atë – asaj nuk i pëlqen zëvendësimi i pishinës në periferi të qytetit – por gjeti që, si një grua e moshuar, mendimet e saj shpesh ishin injoruar.

Tani që ajo ka arritur tre figura, po shpreson ta kthejë moshën në avantazhin e saj.

“Mikrofoni ishte shpesh i fikur kur fillova të flisja për pishinën dhe pastaj sigurisht që ndalesh-nuk ke çfarë bën. Por tani që jam 100 vjeçe, jam në një pozicion tjetër. Tani kam rastin të flas zëshëm dhe të them diçka ” ka thënë Heise.

Heise po kandidon për grupin bazë “Wir für Kibo”, i cili bën fushatë për zhvillim të qëndrueshëm dhe angazhim më të madh qytetar.

Shpresa kryesore e Heise për të kandiduar për zyrë është se ajo më në fund mund të bëjë diçka për të rinjtë.

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË