Vala

Nuk është e thënë që gjithmonë të hani ushqimet që blini, kështu në vend që të harxhoni paratë tuaja, gjeni një mënyrë për të përdorur atë që ka mbetur.

Kështu, me vezë mund të krijoni shumë gjëra të bukura.

Më poshtë ju sjellim 6 nga to:

1. Mbani insektet larg
Nëse keni kopsht me siguri e dini se sa insekte vijnë aty. Por si ta zgjidhni problemin me insektet? Dritare.net ju sugjeron që në kopshtin apo lulishten rreth shtëpisë të hidhni gjithë lëvozhgat e vezëve, sepse janë shumë të mira për mbajtjen larg të insekteve.

2. Dekoroni biskotat
Përse biskotat me mos t’i përgatisni ndonjëherë dhe ndryshe. Ajo që dritare.net është të përdorni të kuqen e vezës si dekoruese. I japin ngjyrë biskotave.

3. Bëni qirinj
Duke përdorur një kunj dhëmbësh, ju mund të bëni një vrimë të vogël në majë të vezës së pazierë. Më kujdes hiqni 1/3 e lëvozhgës.

Pastaj ngadalë derdheni të verdhën e vezës duke e zëvendësuar atë më dyllë blete organik. Sapo të ngurtësohet vendosini dhe një fitil, dhe ja ku keni një qiri natyral.

4. Bëni maskë për fytyrë
Veza është e shëndetshme, jo vetëm për ta ngrënë, por edhe për lëkurën tuaj. Ju mund të bëni një maskë të mirë për kujdesin ndaj lëkurës.

Vezët kanë një enzimë të quajtur lizozimë, e cila vret bakteret që shkaktojnë puçrra fytyre dhe proteina në vezë ndihmon në forcimin e lëkurës. Duke thënë lamtumirë rrudhave dhe akneve pa shpenzuar para.

5. Pastroni enët me lëvozhgë veze
Mund t’ju ketë ndodhur që të keni djegur ushqimin në tenxhere, teksa përpiqeshit të bënit një vakt të shijshëm.

Pasi ushqimi është djegur, ju e keni lënë për një natë në kuzhinë në ujë, kështu duke i dhënë ambientit një erë jo të këndshme. Dritare.net ka një zgjidhje për këtë problem. Ajo çfarë ne sugjerojmë është të përdorni lëvozhgë veze, ilaç enësh, dhe një sfungjer. Përdorini të 3-ja njëherësh dhe enët do të ndriçojnë nga pastërtia.

MUND TË JU PËLQEJNË