Vala

Secili prej nesh ka një person, të cilin nuk e duron dot pavarësisht se çfarë bën ai.

Vetëm prania e tij të bën të ndihesh i acaruar dhe i bezdisur pa masë. Për të shmangur fërkimet me këta persona na vjen në ndihmë horoskopi.

Duke njohur se cila është ajo shenjë me të cilën nuk shkoni asnjëherë, do të keni mundësinë të tregoheni më të rezervuar në raport me të, transmeton “Living.al”.

Binjakët kanë Bricjapin – Binjakët janë tepër komunikues, flasin me të gjithë, por nganjëherë janë kokëfortë. Shenja me të cilën ata nuk mund të shkojnë fare është Bricjapi. Ky i fundit urren të dëgjojë fjalimet e tyre të pafundme dhe nuk pranon mendjemadhësinë e tyre.

Luani ka Virgjëreshën – Midis Luanit dhe Virgjëreshës është një luftë e vërtetë për të fituar pushtet. Luanët urrejnë ata që përpiqen të arrijnë gjithmonë përsosmërinë ashtu siç bëjnë të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës.

Peshorja ka Ujorin – Peshorja dhe Ujori janë dy shenja të papajtueshme dhe arsyeja është shumë e thjeshtë: e para do të jetë e lavdëruar gjatë gjithë kohës, ndërsa tjetra i urren sentimentalizmat e kota. Sigurisht, ekzistojnë përjashtime, por Peshoret duan dikë pranë tyre që nuk është i ftohtë dhe i shkëputur si Ujori.

MUND TË JU PËLQEJNË