Vala

Edhe mobilimi i mjediseve e tjera të shtëpisë është një detyrë jo e thjeshtë, dhoma e gjumit ndoshta është edhe më problematikja.

Në fakt aty nuk presim njerëz, por kalojmë një të tretën e jetës, ndaj është e rëndësishme që ta rregullojmë dhe mobilojmë thjesht, por me shije.

Vendosim shumë sendedhoma 
Në fakt ajo duhet të jetë një ambient me hapësira, ndërsa ato më të nevojshmet duhet të vendosen anës mureve.Komodina të mëdha pranë shtratit – Në fakt, ato janë të nevojshme, por aq të mëdha sa të mbajnë një gotë ujë, apo celularin tënd.

Ngjyra të theksuara
Disa mendojnë se këto e bëjnë atë edhe më të ngrohtë dhe komode. Në fakt, ato duhet të jenë të qeta dhe neutrale, pasi kështu janë edhe më të përshtatshme për gjumë.

Hapësira bosh
Ndërsa disa s’dinë ç’të venë më shumë, të tjerë bëjnë të kundërtën, e boshatisin atë. Në këtë rast, tepër sterile, ajo nuk të josh për relaks. Një tapet, tablo, apo komodinë e vogël do të ishte tepër interesante.

Vetëm një burim drite
Në fakt, këshillohet që edhe dhoma e gjumit të ketë disa opsione ndriçimi, një abazhur, një llambë me dritë të butë, do të ishte zgjidhja ideale.

Komforti është i nevojshëm
Mund të kemi bërë çdo gjë aty, por nëse nuk kemi një dyshek të mirë, një shtrat dhe mbulesa të përshtatshme, nuk kemi bërë asgjë.

Rreshta me jastëk. Në shtrat na duhet vetëm një, ndaj të tjerët janë ngarkesë e kotë dhe kohë e humbur për sistemim.

Qilimi tek këmbët e shtratit. Është një gjë e tepërt dhe e kotë. Asnjë nuk zbret nga shtrati nga këmbët.

Ndaj mjafton nga një tapet në dy anët e shtratit, ose një i madh që të zërë të gjithë sipërfaqen e tij dhe të dalë edhe anësh.

MUND TË JU PËLQEJNË