Edhe 9 raste të reja me koronavirus janë shënuar sonte në Kosovë.
Këtë e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë Arben Vitia përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Dita e tretë me radhë kur ne të gjithë po i marrim rezultatet e angazhimit të përbashkët.
Sot kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, 17 qytetarë tanët.
Ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ju falemnderit për besimin, bashkëpunimin e solidaritetin!
Faleminderit personelit shëndetësor, policëve, zjarrëfiksëve, kryetarëve të komunave, administratës, pastruesëve dhe të gjithëve të angazhuar në këtë betejë të përbashkët!
Vazhdojmë së bashku, me kujdes dhe vëmendje!
https://www.facebook.com/arben.vitia.3/posts/3395626093800423?__cft__[0]=AZUGQR_z0cnwpmEGGisT_ZhPzF2jQzrrtwu01xjPg2-IDX8RK2gIRZZFIm4sdiTQw7_hAMXu4SOxLENOAGRQdtZsdFzuwRqoYNMw3lLJejYaVuXfIK6hDTl3ytGe5763Tog&__tn__=%2CO%2CP-R