Vala

Përshëndetje zonja magjistare! Jam një zonjë, 58 – vjeçare, jetoj në Prishtinë. E kam kryer fakultetin para tridhjetë vjetësh.

Kam filluar me terapi të lehtë, meqë dyshojnë se jam prekur nga një problem tumori, e kjo më ka prekur në shpirt. Po shkoj kah depresioni dita-ditës. Po lexoj mjaft në internet për kancerin, por dua ta kem edhe mendimin tënd se a do të shërohem nga kjo sëmundje dhe a ka kanceri shërim…

“E etura”

Përgjigje:
Çdo sëmundje ka shërim. Ky është shekulli i stresit njerëzor, sepse shoqëria botërore, me avancimin e teknologjisë informative, ka krijuar shumë stres dhe pasiguri.

Ti do të shërohesh, por problemi me kancer do të mbetët edhe një kohë, deri atëherë kur të jetësohet në praktikë simbolika farmaceutike e epruvetës së lidhur me gjarprin.

Në fakt, helmi i gjarprit shkencërisht do të jetë serumi vaksinal kundër kancerit dhe është në jetësim e sipër.

Zoti asgjë nuk ka krijuar e të mos ketë dobi në tokë dhe çdo gjë që ka krijuar e ka dobinë e vet. Pra, edhe gjarpinjtë do të jenë primar në këtë industri!

Përtej vaksinës që do ta vret kancerin, gjendja psikologjike e njeriut, pra ideja dhe ndjenjat tona krijojnë fusha elektromagnetike, që krijojnë hapësirë të favorshme për një prani kancerogjene në trup.

Nëse gjithnjë do të mendoni se do të keni kancer, ju do të krijoni një ambient të favorshëm për agresorin qelizor në vetvete dhe ajo do të nisë së vepruari!

Normalisht, ushqimi që jep imunitet të duhur, e ka rolin në këtë fushë, por edhe eliminimi i toksinave nga trupi duhet të jetë aktiv, sepse njeriu duhet t’i largojë nga trupi shumë materie që i kanë shfrytëzuar qelizat tona.

Njeriu mban shumë bërllok në trup dhe atë duhet hedhur jashtë.

Shëndetin e jep Zoti i madhërishëm, por ai duhet mirëmbajtur si dhëmbët që kërkojnë mirëmbajtje, pastrim e rregullim…

MUND TË JU PËLQEJNË