Lajmi se reperi më i njohur në vend zbuloi të dashurën, bëri bujë të madhe në rrjetet sociale por brenda 24 orësh u zbuluan të gjitha, shkruan Kosovarja.

Vajza në foto doli të jetë ish missi i Malit të Zi, Marija Kolinovic, e cila në vendin e saj është një fytyrë shumë e njohur dhe pjesëmarrëse në shumë projekte të këngëtarëve malazez.

E kësaj here, do ta shohim edhe në projektin më të ri të Capital T-së, projekt ky i cili sigurisht se do të mirëpritet nga numri I madh I adhuruesve të reperit.

Për Capital T nuk është hera e parë që në projekte merr vajzat më të bukura nga shteti fqinj, ku edhe në hitin “pse po ma lun lojen” , kishte modelen Lara Pejic, e cila është po ashtu ndër fytyrat më të komentuara të shoubizit.

Edhe pse vajza me të cilën u përfol se Kapo është në lidhje, deklaroi se ka të dashur i cili është një hendbollist i njohur në Mal të Zi, ky detaj me duart e lidhura flet shumë, megjithatë, për më shumë do tregojë vet projekti i cili pritet së shpejti./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË