Vala

Ish Missi Kosovar dhe moderatorja e njohur, Arbnora Ademaj po vazhdon të jetë një nga emrat më të njohur. Përkundër viteve që po kalojnë ajo ende konsiderohet perlë e bukurisë shqiptare.

Ajo sot feston ditëlindjen, dhe mund të themi lirshëm se për Arbnorën vitet janë vetëm numra, dhe nuk ka ndryshuar fare, shkruan Kosovarja.

Qysh e re filloi të mirrej me modelizëm, për çka edhe e kemi parë duke sfiluar në pasarela të ndryshme, por kjo nuk është fusha e vetme në të cilën e pamë atë.

Përveç modelimit, ajo veten e ka sfiduar edhe në aktrim dhe prezantim, shkruan Kosovarja.

E kur bëhet fjalë për prezantimin, Arbnora së pari u shfaq në televizionin “Top Channel” në Tiranë, ku me vite me rradhë i qëndroi besnike profesionalizmit dhe përkushtimit ndaj këtij aktiviteti.

Gjatë viteve të fundit e kemi parë të stacionuar në ekranin publik, duke e udhëhequr emisonin më atraktiv “Zone”.

Emision ky mjaft i shikuar, dhe i rrethuar me musafirë të ndryshëm, duke filluar nga këngëtarë, aktorë të mirëfilltë dhe me vlera të mëdha tek publiku.

Pra, jo më kot, sot është një nga fytyrat publike ku pas saj qëndron një karrierë mjaft e bujshme dhe me një bagazh goxha të madh.

E neve nuk na mbetet gjë tjetër, përveç që redaksia e Kosovares, ti urojë më të mirat dhe suksesese të pafund, për bukuroshen e njohur, Arbnorën. /Kosovarja/

Arbnora Ademaj

Publiée par Albania Viral sur Jeudi 24 janvier 2019

MUND TË JU PËLQEJNË