Këngëtari Nexhat Osmani është mjaftë i njohur dhe i pëlqyer nga publiku. U bë i famshëm prej shumë vitesh, përherë duke kënduar përkrah të motrës, Remzijes, shkruan “Kosovarja”.

Nexhati ka edhe disa këngë vetëm, por suksesin më të madh e ka arritur në projektet ku është në bashkëpunim me Remzijen.

Ndërkohë që Remzija jeton në Prishtinë, Nexhati nuk e ka lëshuar vendlindjen. Ai, edhe më tej bashkë me familjen jeton në Mushtisht, shkruan “Kosovarja”.

Nexhati ka thënë se nuk e do vetminë, se në vendlindje është i rrethuar me familjar e të afërm, andaj kjo është arsyeja që ka vendosur të rijnë në Mushtisht.

Këngëtari është bashkëshort dhe baba i lumtur i tre fëmijëve./Kosovarja/

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË