Vala

Arta Prekazi Nallbani është makeup artistja e parë që erdhi në Kosovë me një përvojë mbreslënëse si profesioniste e dëshmuar në Turqi. Pas studimeve atje dhe punës me më të famshmet e këtij vendi, Arta bëri bëri revolucion në Kosovë.E, kush nuk e njeh Artën?

Ëndrra e shumë femrave ishte e mbetet të grimohen nga ajo që e fuqizoj idenë e grimit dhe frizurave profesionale, që i bëri këngëtaret dhe figurat publike të shkëlqejnë dhe që zonjave u dha vetbesimin e duhur.

Grimerja dhe frizerja rrëfehet për suksesin, kurset dhe master classat ekskluzive, vetëm në “Kosovare”.

Përgjigjet e plota ndiqni në vazhdim:

-Arta njihesh si grimerja e parë profesionale. Si të lindi pasioni dhe si e shndërrove në profesion pasionin tënd?

Grimin e kisha gjithmonë pasion, ndërkohë që e shndërrova në profesion pas përfundimit të Akademisë së Estetikës në Turqi. Atje u aftësova profesionalisht për ta bërë më të mirën në këtë drejtim.

-Ti bëre revolucion me grimin profesional. A e ke ndjerë këtë gjë?

Jo, nuk është se e kam ndjerë shpesh, thjesht kam punuar dhe jam përpjekur ta bëjë më të mirën. Shumë herë nuk mund të besoja se si e arrita kulmin e profesionit në Turqi, gjë që ndodhi parat 18 vitesh.Atje punoja me artiste dhe televizione të famshme. Pasi u ktheva në Kosovë ishte sërish i njëjti sukses, por me yje shqiptare.

-Ke punur thuajse me të gjitha këngëtaret dhe fytyrat publike. Mund të na përmendësh disa nga klientet më besnike?
Nuk kam qenë, nuk jam dhe nuk do të jem për dallime. Po, kam punuar me të gjitha fytyrat publike, por kurrë nuk i kam dalluar nga klientet e zakonshme.

-Emri yt është përfolur shumë për faktin se i zbukuroje shumë të njohurat dhe klientet tua. Cila ishte e është formula e suksesit?
Formula e suksesit tim është të punosh bukur, pastër dhe me sinqeritet. Me pak fjalë, siç duhet. Pastaj korrektësia, afërsia dhe sigurisht profesionalizmi.

-Fytyra që e ke grimuar më me dëshirë?
Nuk do të bëja dallime as në këtë rast, pasi secila femër ka karakteristikat e veta. E di sa shumë ka rëndësi floku dhe grimi, unë i bëjë të dyja dhe përpiqem që gjithçka ta përshtas edhe sipas konturave dhe karakterit të klientes. Këtë punë e bëjë me pasion të madh tek secila femër, andaj rezulton pozitivisht.

-Ku është Arta tani, ku e zhvillon biznesin?
Jam në Pejë ku e zhvilloj biznesin me kliente me trajnime të ndryshme për flokë dhe make-up style.

-Po mban edhe kurse, master class dhe workshop. Na fol pak për këtë?
Pasi që vetë jam shkolluar jashtë vendit më ka lindur ideja që të sjell emra të dëshmuar në fushën e parukerisë dhe grimit edhe në Kosovë dhe të gjithë ta kenë mundësinë të marrin leksione nga profesionistë të dëshmuar ndërkombëtarisht.
Vitin e kaluar organizova masterclass me Shafa Novruz, ndërsa këtë vit, gjegjësisht me 2-3-4 maj në Kosovë do te organizohet masterclass me stilisten nga Holanda Yeliz Kaya. Ky do të ketë një masterclass dhe workshop që do të mbahet në Prishtinë në “Hotel Emerald” . Artistja në fjalë do të përcjell përvojën e saj të mahnitshme tek të gjithë frizerët që do të përvetësojnë një përvojë unike.

-Si dhe pse duhet të vijnë njerëzit në këtë master class?
Për të gjithë kolegët dhe koleget e mija do të jetë një eksperience e mirë që të ndjekin dhe mësojnë trendet dhe teknikat më të reja në fushën e parukerisë.

 

-Arta je shumë e angazhuar. Po jeta private?
Ja arrij në të gjitha drejtimet. Vetëm duhet vullnet dhe motiv. E, motivi im është familja ime. Jam bashkëshorte dhe nënë e një djali dhe dy vajzave .

-Për fund?
Urime të gjitha grave 8 marsi. Mos u ndalni në rrugën drejtë realizimit personal./Kosovarja/.

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË