Vala

Jam një vajzë, 37-vjeçare, jetoj në Zvicër.

Kemi probleme me babanë tim, e që nuk po pajtohet me fejesën time. Nuk e do personin që e kam zgjedhur për fat të jetës, edhe pse është shqiptar! Derisa e kam gjetur, vetëm sa nuk më ka larguar nga shtëpia, e tash, që e kam gjetur, nuk pajtohet! Babai ka qenë i qetë, por që nga janari i këtij viti është bërë sikur i tërbuar. Nuk po mund të kuptohemi me të!

Nëna po dyshon se ai ka magji. Na ndihmo që ai të pajtohet me fejesën time!
“E pikëlluara”

Përgjigje:
Mosha jote i dikton gjërat dhe lëvizjet. Deshe apo nuk deshe, ka qenë një moment vendimtar që të bësh fejesë me atë person, edhe pse ka qenë i martuar. Fëmijën e tij e ka nëna e vet dhe unë shoh se ju mund të përshtateni në jetën tuaj.

Unë shoh se babai yt ka magji dhe ato mund t’i gjeni në dy vende ku ai fle. Në shtëpinë në Maqedoni dhe në banesën ku jeni tash. Kontrollojini rrobat e tij në orman dhe do t’i gjeni disa sende të dyshimta dhe ato janë magji.

Hidhni jashtë shtëpisë dhe ai do të qetësohet!

MUND TË JU PËLQEJNË