Një pije smoothie është fantastike për të nisur mëngjesin.

Merni disa ushqime që ju mbushin energji dhe përziejni në blender, është kaq e thjeshtë.

Përbërësit:

1 gotë kos

2 kivi

1 mollë

1 banane

1 portokall

kuba akulli

2 lugë gjelle lajthi

2 lugë gjelle fara liri

Përgatitja:
Pastrojini frutat dhe prejini në copa të vogla. Kombinoni kosin, kivin, mollën, bananen, portokallin dhe akullin në një blender. Shtoni më pas 2 lugë gjelle lajthi dhe 2 lugë gjelle fara liri. Përziejeni për 2-3 minuta derisa të merrni një masë homogjene. Hidheni smoothie-n në një gotë dhe dekorojeni me 3 feta banane, 2 lajthi, pak fara liri, dhe 1 fetë kivi.

MUND TË JU PËLQEJNË