Vala

Një natë, para se të flija, u ktheva nga gruaja ime, e shikoja duke fjetur dhe thashë me vete..

E gjora pasi ka jetuar me familjen e vete, e le atë dhe fle me një te huaj. Për atë le shtëpinë e prindërve, dhe nga ai moment i kushton atij gjithçka, madje edhe jetën e saj…

Pastaj e pyes veten:
– Si munden disa burra t’i godasin gratë e tyre me mizori, kur ato sakrifikuan për ta, gjene me te shtrenjte te tyre, familjen?

– Si munden disa burra të dalin me shoqërinë e tyre nëpër restorante dhe të hanë e të pinë e të mos ju interesojë gjendja e familjes në shtëpitë e tyre!

– Si munden disa burra ta kalojnë kohen jashtë shtëpisë më shumë se sa brenda saj!

– Si munden disa burra t’ju ngushtojnë zemrat grave të tyre dhe t’ju mbushin sytë me lot!

– Si munden disa burra të ecin me gra të huaja duke i lënë gratë e tyre në shtëpi duke pritur derisa ai te kthehet!

– Si munden disa burra të largohen nga përgjegjësia, sepse janë egoiste në atë çfarë vetëm ata duan!

– Këta njerëz nuk kanë ndjenja e as ndërgjegjeje dhe nuk e meritojnë të quhen burra ose baballarë sepse ky epitet është i çmuar!

Burrat

Gepostet von Revista Kosovarja am Sonntag, 14. Oktober 2018

MUND TË JU PËLQEJNË