Miliarderi Francois-Henri Pinault premton 100 milionë euro për të ndihmuar rindërtimin e katedrales historike.

Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua se do ta rindërtojë katedralen Notre Dame në Paris, pasi një zjarr që e përfshiu ka shkatërruar pothuajse tërësisht trashëgiminë që ruhej me shekuj, shkruan The Economic Times, transmeton lajmi.net.

Macron u shpreh se “më e keqja ishte shmangur” nga flaka që kishte kërcënuar objektin dhe tronditi Francën, pasi ajo katedrale është përshkruar si shpirti i kombit.

Miliarderi francez Francois-Henri Pinault, i cili është drejtor ekzekutiv i Kering group dhe zotëron shtëpinë e modës “Gucci” dhe “Saint Laurent”, premtoi 100 milionë euro për rindërtimin e “Notre Dame”.

Katedralja ishte objekt 850 vjeçar nën mbrojtjen e UNESCO-s, ndërsa rreth 400 zjarrfikës u kujdesën për të shuar zjarrin, i cili në orët e hershme të së martës u deklarua se ishte nën kontroll.

Francois-Henri Pinault është i martuar me aktoren e njohur, Selma Hayek.

 

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË