Vala

Pak ditë më parë këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, festoi ditëlindjen e saj të 30-të. Një karrierë e gjatë në skenën muzikore shqiptare nga ku i ka dhuruar shumë hite publikut tonë.

Në llogarinë e saj nuk munguan urimet e ndryshme nga njerëzit e afërm, por edhe prej fansave të cilët gëzojnë një simpati të madhe për këngëtaren.

Së fundmi më anë të një ‘Instastory’, Dafina ka zbuluar surprizën që mamaja e saj kishte përgatitur për të. Në foton e publikuar duket i gjithë ambienti i mbushur me tullumbace, lule dhe urime qe shkruanin: “Gëzuar ditëlindjen Dafina”.

Nga pamjet e ofruara duket se këngëtarja është surprizuar shumë në ditën e saj të veçantë, por dhe se ka marrë shumë dashuri.

MUND TË JU PËLQEJNË