Cili është xhelati që shkakton më shumë në dynja se çdo xhelat tjetër? Pirja e cigares nuk është. As shtypja e lartë e gjakut. Është dieta e keqe.

“Në shumë vende, dieta e keqe shkakton më shumë vdekje se pirja e duhanit dhe shtypja e lartë e gjakut,” tha Ashkan Afshin, asistent profesor në një institut mjekësor në Universitetin e Washingtonit, përcjell Periskopi.

Dhe, nuk është veç pse njerëzit po zgjedhin ushqime të pashëndetshme si mishi i kuq apo pijet me sheqer.

Problemi kyç është mungesa e ushqimeve të shëndetshme në dietat tona, po ashtu me nivelet e larta të kripës.

“Ndërsa tradicionalisht të gjitha bisedat për dietën e shëndetshme kanë qenë të fokusuara në heqjen apo reduktimin e ushqimeve të pashëndetshme, në këtë studim, ne kemi treguar që, në nivel popullor, konsumimi i pakët i ushqimeve të shëndetshme është një faktor edhe më i rëndësishëm,” ka shtuar ai.

Një në pesë të vdekur globalisht – dmth 11 milionë njerëz – në 2017-n kanë vdekur shkaku i sodiumit të lartë dhe mungesës së drithërave, frutave e farërave gjen studimi.

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË