Vala

Gjatë ditës së djeshme, në Drenas, është përfshirë nga flakët një shtëpi.

Në ora 12:31 në Drenas, një femër ka raportuar se shtëpia i është përfshirë nga flakët.

Sipas njoftimit të policisë, pronarja e shtëpisë ka bërë të ditur se shtëpia i është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura.

Si pasojë e zjarrit, edhe vet pronarja ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor, përderisa shtëpia ka pësuar edhe dëme materiale.

Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË