Vala

“Dino company” nuk është emër i panjohur për opinionin tonë, shkruan “Kosovarja”.

Ju kujtojmë se këtë kompani e bëri të njohur puna dhe sukseset e shumta të saj në jetën e biznesit në vendin tonë.

Kjo, zaten, ishte edhe arsyeja pse kjo kompani e njohur këto ditë u vizitua nga zyrtarët e Komunës së Rovertos së Italisë.

Vlen të përmendet se edhe mediet italiane i dhanë publicitet dhe e shënuan vizitën e zyrtarëve të Komunës së Roveretos në Kompaninë “Dino company”.

Zyrtarët italianë u befasuan për arritjet e kompanive kosovare, duke kujtuar vitet 90, kur pronari i Kompanisë “Dino company”, Abedin Salihu, kishte filluar biznesin e tij të vogël në Rovereto të Italisë dhe, pastaj, për t’u kthyer në Kosovë, duke krijuar një korporatë me rreth 400 të punësuar.

Me rastin e vizitës së Kryetarit të Komunës së Roveretos, z. Francesko Valduga, në këtë kompaninë e njohur “Dino company”, mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, me të cilin biseduan për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Komunës së Lipjanit dhe Komunës Rovereto.

Me këtë rast, pronari Kompanisë “Dino company”, z. Abedin Salihu, falënderoi delegacionin e Komunës Rovereto, për vizitën që i bëri kompanisë, si dhe për vizitën që i bëri vendit tonë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË