Vala

Përbërësit

4-5 domate

2 kungulleshka

500 gr gjoks pule i fërguar

1 hudhër

50 gr kaperi

1 degëz mentë të freskët

1 lugëz salcë Worcestershire

1/2 lëng limoni

Udhëzimet

Hapi 1 

Domatet ndajini përgjysmë. Me një lugë të vogël largojuni pjesën me fara, kriposini dhe kthejini përmbys që të kullohen për gjysmë ore.

Hapi 2 

Gjoksin e pulës rraheni me çekan e më pas priteni në shirita të hollë.

Hapi 3

Hudhrën qërojeni dhe grijeni në thela.

Hapi 4 

Pulën skuqeni në vaj për 5 minua. Kungulleshkat lajini e pritini në rrathë.

Hapi 5 

Shtoni kaperin, hudhrën, lëngun e limonit, salcën Worcestershire, kripën e piperin. Përziejini mirë të gjitha e vazhdoni skuqjen edhe për 5 minuta të tjerë.

Hapi 

Pastaj largojeni mishin e në të njëjtin tigan skuqeni edhe kungulleshkën për 10 minuta. Poqese është e nevojshme shtoni edhe pak ujë.

Hapi 7

Pastaj mishin dhe masën me perime bluajini për të përfituar një masë homogjene.

Hapi 8 

Furrën ngroheni në 180 gradë. Domatet mbushini me mishin e përgatitur, piperosini dhe vendosini në tavë.

Hapi 9 

Piqini për rreth 30 minuta në furrën e parangrohur.

Hapi 10 

Degëzën e mentes lajeni, thajeni e imtësojeni. Spërkateni lehtas mbi domatet e pjekura.

Hapi 11 

Ju bëfshin mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË