Dua Lipa mbrëmë dukej mahnitëse në ceremoninë “Met Gala 2019”.

Dua Lipa ishte e pranishme dje në eventin “Met Gala”, ku ishin të ftuar emrat më të njohur nga bota e shoubizit, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja shqiptare kishte zgjedhur të vishej me një fustan vjollcë, në të cilin dukej si princeshë e vërtetë.

Në llogarinë e saj në Instagram, Dua ka ndarë me ndjekësit disa imazhe të reja nga paraqitja e mbrëmshme, ku ndër të tjera falënderoi të gjithë ekipin që u kujdes për të.

Kujtojmë se projekti i fundit nga Dua Lipa është “Swan Song”, ndërsa po punon rreth këngëve të reja.

MUND TË JU PËLQEJNË