Vala

Naser Rafuna është aktori dhe komediani shumë i dashur për publikun shqiptarë.

Rolet e tij në secilin projekt që ka realizuar mbahen mend e pëlqehen tejet nga njerëzit, shkruan “Kosovarja”.

Ka luajtur në disa seriale televizive, përfshirë “3 gjermant e trashë”, “Kafeneja Jonë”, e së fundi në serialin vendor “Çka ka shpija”.

Roli i ‘Xhek Setrës’ në serialin vendor “Çka ka shpija” është ai me të cilin po bën bujë, duke thyer rekordet e shikueshmërisë.

Ai gjithmonë ka sjellur risi në humoret e tij me batutat që vetëm ai din ti krijoi, duke bërë kështu shumë njerëz të qeshin e të inspirohen nga ai.

Përveç në serial Naseri ka komunikim me publikun edhe përmes rrjeteve sociale duke ndarë momente të ndryshme e duke kërkuar e pranuar kritika/sugjerime.

Kësaj radhe aktori është kthyer në kohë me një fotografi të cilën e ka publikuar në Instagram.

Imazhi i vitit 2003, e tregon një person tjetër, ngase ai duket mjaft ndryshe nga tash.

Sigurisht vitet e bëjnë të vetën, kurse fotografitë, janë kujtimi më i mirë për tu ruajtur me dashuri./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË