Vala

Ndër ankesat e shpeshta që i dëgjojmë në vend, janë edhe ato rreth mungesës së higjienës në sektorin e lokaleve, restauranteve dhe fast-food, shkruan “Kosovarja”.

Shpesh flitet për helmime. E, vetëm gjatë vitit të kaluar janë shënuar më shumë se 130 raste të helmimeve pas ushqimeve të konsumuara në këtë sektor.

Për këtë problematikë, ka folur edhe Drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani, i cili ka pranuar se në Klinikën Infektive ka pasur një numër të madh të të helmuarve nga ushqimi.

“Për tërë vitin 2018 klinika jonë ka trajtuar 135 raste të moshës së rritur me helmime me ushqim siç quhen në popull ose në mjekësi që quhen ‘intoxalimentare’. Të gjitha këto raste janë mjekuar dhe kanë dalë të shëruar nga klinika”, ka thënë ai.

Për higjienën nëpër subjektet prodhuese, hoteleri-restaurante e qendra tregtare, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se po inspektojnë vazhdimisht.

Qytetarët shpesh raportojnë raste helmimesh edhe për shkak të blerjes së ushqimeve me afat të skaduar nëpër markete të ndryshme, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË