Adhuruesit e çokollatës dhe kokosit mund të provojnë këtë recetë dhe do ngelen të kënaqur nga shija e saj.

Një recetë me pak përbërës do t’ju bëjë të hidheni përpjetë nga gëzimi.

Përbërësit:

– 2 vezë,

– 17 lugë sheqer,

– 17 lugë qumësht,

– 17 lugë vaj,

– 17 lugë miell;

– 1 qese pluhur për ëmbëlsira;

– 1 qese sheqer vaniljeje;

– 200 g kokos.

Për fill:

– 50 g margarinë,

– një filxhan qumësht.

Përgatitja:

Tundni vezët dhe sheqerin, shtoni qumështin, vajin, miellin, pluhurin për ëmbëlsira, sheqer vaniljeje dhe piqeni koren.

Shkrini margarinën, qumështin dhe çokollatën.

Ëmbëlsirën e ftohur priteni në katrorë dhe secilën njomeni në fill çokollate, pastaj rrotullojeni në kokos.

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË