Vala

“Azra” dhe “Xhenk” bëhen bashkë në jetën reale për një kauzë të veçantë që do t’iu emocionojë.

Emocionohen teksa vizitojnë fëmijet me autizëm.

Dje është shënuar “Dita Botërore e Ndërgjegjësimit rreth Autizmi”.

Shumë fytyra të njohura janë dalë në mbështetje të personave me autizëm. Aktorët e njohur turq Alp Navriuz dhe Alina Boz kanë vizituar një qendër ku trajtohen fëmijet me autizëm, duke ndarë me ta momente të këndshme, shkruan rtv21.

Aktorët luajnë rolin e Xhenkut dhe Azrës në serialin “Mos ma lësho dorën”, i cili po transmetohet edhe në RTV21 dhe flet edhe për një djalë të vogël i cili është i prekur nga autizmi.

E cilët artistë do të ishin më të përshtatshëm për të thirrur ndërgjegjësimin për autizëm se sa këta dy, të cilët në rolet e tyre përkujdesën për një fëmijë autik, Mertin (vëllai i Azrës).

“Shpresoj të jemi të vetëdijshëm çdo ditë”, është porosia e Alina Boz. Seriali “Mos ma lësho dorën”, transmetohet nga e hëna deri të premtën në ora 20:00.

MUND TË JU PËLQEJNË