Vala

Aktori turk, Engin Altan Duzyatan, ka dëshmuar para një gjykate në Stamboll në lidhje me një celulë hakerash që akuzohen se pasi kanë hakuar llogaritë në rrjete sociale të 58 personave VIP në Turqi, i kanë shantazhuar ata duke u kërkuar shuma të mëdha parash.

Duzyatan, i cili njihet gjerësisht për rolin e Ertugrul në serialin me të njëjtin emër, transmetuar në Klan Plus, u paraqit para gjykatës rreth një muaj pasi trupa gjykuese urdhëroi “sjelljen e tij me forcë”.

18 persona, 3 prej të cilëve nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ po gjykohen për shantazh me qëllim përfitimin e shumave të mëdha të parave.

Në mesin e shumë personazheve të njohur që ranë pre e hakerave është edhe Neslişah Duzyatan, bashkëshortja e aktorit, Engin Altan Duzyatan, të cilës iu hakua llogaria e saj në Instagram.

Por aktori i famshëm i tha trupës gjykuese se as nga ai dhe as nga bashkëshortja, askush nuk kishte kërkuar para. “Pasi na morën kontrollin e llogarisë në Instagram kemi komunikuar me persona që marrin vesh nga teknologjia, por të pandehurve nuk u kemi paguar para. Kemi folur në telefon me një person që quhej Fatih Gonenç. Nuk pati asnjë kërkesë për para. As nga bashkëshortja ime nuk kanë kërkuar para. Llogaria më pas erdhi sërish nën kontrollin tonë”, tha aktori 39-vjeçar, duke mos dhënë detaje të tjera.

MUND TË JU PËLQEJNË