Vala

Policia ka kontrolluar dhe bastisur një lokal në Ferizaj, me ç’rast janë arrestuar katër femra në dyshimin për “mundësim në prostitucion, ofrim i lokaleve për prostutucion, si dhe marrje me prostitucion”. Tri nga të dyshuarat janë shtetase të Shqipërisë dhe një shtetase e Kosovës

“Pas intervistimit të tyre me vendimin e prokurorit kompetent, dy të dyshuara dërgohen në qendrën e mbajtjes kurse dy të tjera lirohen në procedurë të rregullt”, tha policia, transmeton Gazeta Express.

“Gjate zbatimit të këtij operacioni janë njoftuar edhe inspektoret komunal ku gjatë kontrollit të lokalit dhe dokumentacionit kane hasur në parregullsi me ç’rastë lokali në fjalë është mbyllur”, përfundon njoftimi.

MUND TË JU PËLQEJNË