Vala

Një vajzë e vogël ishte në agoni për më shumë se tre muaj pasi një infermiere e spitalit të lindjes, la palloma të lagura brenda saj.

Infermierja kishte futur palloma për të ndaluar hemoragjinë pas lindjes, më pas harroi t’i hiqte ato, përpara se vajza të ishte marrë në shtëpi nga prindërit e saj.

Rasti i tmerrshëm ndodhi në Rusi.

Nëna e trevjeçares, Tatiana Sibasova, tha se vajza e saj shpesh kishte dhimbje, sidomos kur urinonte dhe ishte shpesh në gjendje të keqe dhe bërtiste shumë, transmeton Klan Kosova.

U deshën tre muaj para se të kuptohej shkaku.

Dy muaj pas lindjes së vajzës, nëna vuri re diçka të çuditshme dhe më pas një gjinekolog e diagnostikoi atë me inflamacion të rëndë të zonës gjenitale.

Por, problemet vazhduan dhe një muaj më vonë kur u gjet një fije e dytë e pallomës brenda fëmijës.

Vajza u lirua nga spitali, por problemi vazhdoi dhe më pas u gjet një e treta e cila u hoq nën anestezinë e përgjithshme.

Pasi familja lajmëroi policinë, ata filluan hetimin.

Detektivët thanë se ato gazra ishin të disponueshme vetëm në spital. Policia më pas hetoi edhe infermieren që e pastroi vajzën pas lindjes.

Gruaja, Lyudmila Cherkasova, tha se ajo ishte e frikësuar për të dalë përpara sepse mund ta humbiste punën e saj.

Mjekët iu thanë hetuesve se gjakderdhja është e zakonshme tek vajzat e porsalindura por nuk kërkohet futja e pallomave të lagura.

Infermierja tani është akuzuar për ngelizhencë mjekësore duke i shkaktuar dëmtime një fëmije.

MUND TË JU PËLQEJNË