Vala

Getinjo dhe Mozzik janë dy nga reperat më të dëgjuar të momentit. Fansat ata i kanë të shumtë, në Shqipëri, në Kosovë e madje edhe jashtë kufijve tanë kjo sepse prej disa kohësh ata kanë zgjedhur të bëjnë muzikë për të gjithë, duke fituar kështu edhe shumë publik të huaj.

Duke parë profilin e tyre në Instagram, vumë re se pavarësisht drejtimit të tyre muzikor, rep, çunat kanë treguar se dinë të jenë edhe serioz. Pavarësisht se në klipe i shohim me sjellje apo veshjet standarte të një reperi, ata kanë treguar se tek-tuk vijnë edhe serioz, edhe class.

Nuk është e nevojshme t’ju numërojmë rastet kur Getinjo dhe Mozzik kanë treguar se janë repera. Çdo këngë që mban emrin e tyre dhe është shndërruar në hit, tregon se ata publiku i do pikërisht sepse bëjnë repin që bëjnë, të zhurmshëm, ndryshe, stil, gansta apo çfarëdo qoftë.

Më mirë po u tregojmë rastet kur ndryshojnë: serioz në fjalë e serioz në veshje!

Mozzik bëhet serioz dhe i shkon kaq shumë sa herë që flet për dashurinë, më saktë sa herë që flet për Loredanën. Prej muajsh tashmë ajo për të është “gruaja e tij” dhe kurrsesi fjalët plot dashuri që thotë për të, nuk mund të jenë shaka e as thjesht vargje të lidhura për një këngë. Çdo fjalë e “Madam” i është dedikuar pikërisht asaj ndaj edhe kjo këngë u shndërrua në hit.

Getinjo por edhe vëllai i tij bëhen serioz kur vjen puna tek familja. Që në fillimet e tyre e kanë treguar se falë tyre ata janë sot personazhe dhe kanë arritur të jenë në pozitat e sotme vetëm falë mbështetjes së tyre. Sa herë që bëjnë nga një postim për familjen, çunat nuk kursejnë fjalët e përzemërta e të sinqerta, larg rrëmujës së dialogut të një reperi por shumë pranë ndjenjave e fjalëve që përcjellin dashuri.

Mozzik dhe Getinjo bëhen serioz sa herë që vjen puna tek fansat. Më saktë ata refuzojnë që ti quajnë shpesh “fansa” duke i konsideruar miq, pasi sipas tyre secili që i përkah krijon një vend të veçantë në zemrën e tyre.

Mozzik dhe Getinjo bëhen serioz kur flasin për njëri-tjetrin. Mes tyre ekziston një ndjenjë vëllazërore për t’u patur zili. Ata janë rasti konkret se vëllai në këtë jetë vëllain e ka mbështetjen më të madhe. Nëse do i hidhnit një sy profilit të të dyve do të shihnit që shumicën e fotove e kanë me njëri-tjetrin.

 

MUND TË JU PËLQEJNË