Një rast kanosje në familje është raportuar të shtunën në Gjilan.

I dyshuari sipas policisë ka kanosur nënën dhe gruan e tij.

“Gjatë kontrollimit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një thikë”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm në muajin janar dhe shkurt të këtij viti janë evidentuar 213 raste të dhunës në familje.

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË