Vala

E re, e bukur, e talentuar, veti këto për të qenë e suksesshme në skenën muzikore.

Është kjo Greta Koçi, e cila tashmë ka bërë emër dhe e pëlqyer, gjithandej.

Kështu shkruan në Revistën tonë, “Kosovarja”, nr. 3, viti 2007, tek në këtë numër Greta gjendet edhe në ballinën e revistës, si dhe intervista e saj e parë dhënë një medie kosovare.

“Talenti im është vënë re që në moshën 5 vjeç, ku edhe angazhohesha artistikisht. Pastaj, punova në televizionin privat të babait tim, duke drejtuar emisione fëmijësh dhe duke interpretuar këngë”, thoshte gjatë bisedës Greta e bukur, e cila në vitin e përmendur kishte pushtuar skenat dhe mediet shqiptare.

Ju kujtojmë se kënga e saj e parë, që e bëri të njohur për opinionin, ishte kënga “Kush ka faj”, në duet me Erion Korinin, këngë kjo, e cila i hapi rrugën e karrierës së saj.

Vlen të përmendet albumi i saj i parë “Mos shiko tjetër”, i cili për kohën që po e përmendim ishte më kërkuari dhe më i dëgjuari.

Sot, Greta është ajo që është: me shumë këngë e videoklipe hite, të cilat dëgjohen e pëlqehen gjithandej, sikur që pëlqehet edhe perfomanca e saj e veçantë.

Nuk dallon nga ajo kur ishte vetëm 15 vjeçe.

Shikojeni! /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË