Greta dhe Eni Koçi janë jo vetëm dy motra, por edhe dyja këngëtare shumë të suksesshme. Megjithatë ato duket se kanë diçka tjetër të përbashkët, që ne nuk e dinim.

Ishin vet motrat ato që na e bënë të ditur se e “dashurojnë” ngjyrën e zezë, e cila dominon veshjet e tyre në garderrobë. Si Greta si Eni kanë publikuar në profilet përkatëse në rrjete sociale, foto ku tregojnë, se pëlqejnë shumë të vishen me ngjyrën e zezë.

“Po jam vajzë dhe nuk e pëlqej rozën. Ngjyra ime e preferuar është e zeza”, ka shkruar Greta përbri fotos.

Ndërsa Eni në një tjetër fotografi, ku gjithashtu lajmëron këngën e saj më të re më titull “Edhe sot”: “E zeza është ngjyra ime e lumturisë,” – përfundon Eni statusin e saj në rrjete sociale.

MUND TË JU PËLQEJNË