Vala

Rasti i 7 vjeçarit nga Kosova, i cili humbi jetën në Zvicër, ishte rasti që tronditi të gjithë.

Këtë të premte prindërit e tashmë të ndjerit, Ilias Mahmuti (7 vjeç), do të kthehën në Zvicër, pas qëndrimit disa ditor në Kosovë.

Kërkesat e shumta për ngushëllim nga rrethi në qytetin e Baselit, kanë detyruar familjarët që të dielën të organizojnë edhe një ceremoni përkujtimore nga 9 e mëngjesit deri në orën 17 pasdite në Gotthelf-Schulhaus të Baselit.

“Shumë na kanë shkruar se do të donin të na vizitonin për të na shprehur ngushëllimet e tyre, Ky shërbim përkujtimor do të na mundësojë që t’i shohim të gjithë në të njëjtën kohë”, ka thënë nënë Fatma, për ’20miunuta.ch.

Menjëherë pasi të përfundojë kjo ceremoni, prindërit e vogëlushit të ndjerë do të kërkojnë të gjejnë një banesë të re, pasi për ta vendi ku aktualisht jetojnë, do t’ua kujtojë për herë tragjedinë dhe rastin e djalit të tyre të vogël.

Xhaxhai Adnani i cili ndodhet në Zvicër është duke u marrë me organizimin e ceremonisë përkujtimore dhe thotë se organizimi do të jetë një ndihmesë më shumë për nënën e Iliasit të ndjerë.

“Kjo ceremoni përkujtimore do ta ndihmojë nënën, mbi të gjithë në aspektin mendor. Ajo do ta sheh se nuk është e vetme në këtë botë, dhe ka njerëz që do të ndajnë pikëllimin bashkë me të”, thotë Adnani.

Adnani ka treguar se ka pasur edhe një telefonatë me nenën e Iliasit, dhe tregon se si ajo ndihet e shkatërruar nga ajo që i ka ndodhur.

“Kam biseduar me të në telefon, dhe ajo nuk mund të përshkruaj dhimbjen dhe trishtimin e saj. Keq gjithashtu është edhe babai. Prindërit janë të shkatërruar e plotësisht të thyer”, rrëfen xhaxha Adnani.

Ai ka treguar se qysh të dielën prindërit do të fillojnë të kërkojnë një banesë të re, pasi nëna e vogëlushit, nuk mund të jetojë në atë banesë që i kujton gjithë tmerrin.

“Ne nuk mund të qëndrojmë më atje. Çdo gjë më kujton Iliasin”, ka thënë nëna , megjithatë ata duan ta ndërrojnë vetëm banesën, por jo edhe qytetin e Baselit.

MUND TË JU PËLQEJNË