Vala

“Vera njëherë vjen kah dera”, thoshin pleqtë. E, edhe unë e shijova në maksimum atë “verë”, për të cilën kisha me dhënë gjithçka që t’më përsëritet edhe njëherë, shkruan “Kosovarja”.

Ndonëse tash jam martuar dhe kam fëmijë, e kujtoj me ëndje verën e vitit 2010, kur për herë të parë e kuptova se ç’është dashuria e vërtetë.

Në banesën që zura me qira në Prishtinë, çdo mëngjes dilja për të lypur punë. Mbrëmjeve ndihesha sikur i plagosur dhe mezi prisja të shtrihesha në krevat.

Megjithatë, duhej të punoja, sepse kjo ishte mënyra e vetme për të mbetur në Prishtinë dhe jo të kthehesha në Drenicë, për t’u marrë me bagëtinë dhe punët e fushës.

Një ditë më rastisi të punoja në kopshtin e një shtëpie të bukur në periferi të Prishtinës. Dhe, teksa me grabujë i mblidhja gjethet, në çast mbeta i stepur nga një zë femre, e cila nga dera e shtëpisë më tha: “A do kafe?”.

Por, fustani që kishte veshur ajo, i hollë, bëri që goja t’më merrej dhe zëri nuk më doli dot…

Unë, fshatari, para një femre të bukur!
O zot, mendoja në vete, ku e paska krijuar perëndia këtë femër kaq të formuar?! Kishte këmbë të gjata, edhe pse nuk dukej shumë e gjatë. Vithet i dukeshin të lëmuara, gjoksi sikur donte ta shpërthente atë gjoksore të hollë nga mëndafshi.

Për pak sa nuk më ra të fikët, sepse kurrë nuk kisha parë femër më të bukur.

Vajza e hetoi se m’i kishte marrë mendtë, por, si dukej, i pëlqente kur mashkulli lëpihej pas saj. Me lëvizjet dhe përdredhjet e trupit ma luante trurin nga koka.

Kur u ulëm me pi kafe herë vente njërën këmbë mbi tjetrën, e herë i ndërronte, duke ekspozuar gjithnjë e më tepër pjesën e brendshme të kofshëve.

Pas pak, më tha: “Mami më tha t’i çash do dru që i kemi në podrum”.

E pranova edhe atë punë, jo shumë me dëshirën se do të fitoja pak para, sa për faktin se ajo erdhi me mua në podrum.

Dhe, në çast, ajo m’ua afrua edhe më afër dhe pa një e pa dy ia ngjita. E afrova afër vetes dhe e putha.

Për çudi, nuk kundërshtoi. Ma ngjiti edhe ajo dhe përfunduam në një qosh të podrumit, ku ndodhej një shtrat. Iu hodha sipëri dhe për herë të parë në jetë u kënaqa…

Pas së bijës, i erdhi radha edhe së ëmës!
Punova deri në mbrëmje dhe mbet punë edhe për ditën tjetër. Të nesërmen, kur u paraqita në shtëpinë e tyre, doli e ëma e saj. Tha se e bija kishte shkuar në fakultet.

Pasi më tregoi se do të duhej ta kryeja punën që kishte mbetur, më tha, së pari, eja brenda dhe pije një kafe.

Në shtëpinë e tyre ishte si në parajsë. Bashkë me kafe ajo më ofroi edhe lëng molle dhe u ul afër meje, që, sipas saj, kishte dëshirë të më njihte më mirë.

Dhe, kur zbrita në podrum për t’i palosur drutë, zonja erdhi pranë meje, duke më sqaruar se ku dhe si t’i vendosja…

Nuk guxoja të bëja ndonjë veprim, nga frika se do humbisja çdo shans, edhe pse e nuhata qartë se ajo më dëshironte. Në një çast ajo m’i mbështeti shpatullat e këmbëve për trupin tim, kur pa se nuk kisha ndërmend të bëja ndonjë “marri” dhe se isha frikacak në këtë drejtim.

Dhe, në çast, më pëlciti truri dhe e rrëmbeva për vithe, me të dy duart…

Fjalët e saj më eksituan aq fort, sa më bëri ta harroja edhe vajzën e saj, në të cilën më mbeti syri që në shikimin e parë…

Por, që nga ajo ditë, më nuk më ftuan të punoj në atë shtëpi dhe e gjitha mbeti një kujtim, e hiçgjë më shumë… T. T. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË