Vala

Epo kush nuk e njeh sensacionin e shumë viteve që asnjëherë nuk ka ardhur duar bosh.

Linda Morina, nuk është ndër ato personazhet e panjohura që për të publiku nuk di asgjë, shkruan Kosovarja.

Përkundrazi, ajo me vite i ka dhënë publikut shumë por dihet se gjithmonë për mbrapësira e veprime të saj të pahijshme, që sidoqoftë janë pëlqyer dhe janë kërkuar gjithnjë.

Gjestet e saj të ndërsjellta që nuk zënë vend askund gjithmonë kanë kapluar rrjetet sociale, ku me të parë e më të dëgjuar për të, janë bërë pjesë e të qeshurave të pandashme të publikut.

Kjo edhe i ka nxitur që të interesohen sa më shumë për jetën e saj private dhe të hulumtojnë e të dijnë sa më shumë për të, shkruan më tutje Kosovarja.

Ndonëse ka bërë çfarë ka bërë, nga ana e jashtme shumë rrallë ka ndryshuar, madje pa pasur raste që për ditë me radhë ka ardhur e njëjtë dhe pa ndryshime, e lëre më të prezantojë ndonjë imazh të adoleshencës dhe viteve të hershme të saj.

Por, duke u nisur nga fakti se Revistës Kosovarja, nuk i ikin nga dora fotografi të rralla e të kërkuara, atëherë iu sjellim disa imazhe të së voglës Lindë kur ishte në klasë të tetë.

Nuk është se ndryshon shumë nga koha e saj, por sidoqoftë ka disa premisa të Lindës së tanishme. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË