Vala

Një i ri ka tentuar ta privojë veten nga jeta mëngjesin e sotëm në “Lagjen e Muhaxherëve”, në Prishtinë.

Dyshohet se ai tentoi të kërcënte nga kati i gjashtë i një ndërtese banesore, më pas ky veprim u parandalua nga familja dhe policia.

Këtë lajm për Gazetën Express e ka bërë të ditur Baki Kelani zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Ai shtoi se policia ka intervenuar menjëherë që fëmija të shpëtohet. Me rastin po merren të gjitha organet e hetuesisë.

Ndërsa motivi që e shtyu të miturin drejt këtij veprimi vazhdon të mbetet i mjegullt.

Ndyrshe, javën e kaluar vendi ynë është shokuar nga një ngjarje që ndodhi në Sojevë të Ferizajt. A.K 13 vjeçar e ka privuar vetën me litar. Ai u gjet nga familjarët i varur në ahurin e shtëpisë.

MUND TË JU PËLQEJNË