Vala

Një therje me thikë ka ndodhur pak më parë, në Lagjen e Spitalit, përkatësisht në rrugën Muharrem Fejza.

Bëhet fjalë për një person të moshës 16 vjeçare, i cili ia doli të shpëtojë pas ndërhyrjes së shpejtë të një punëtori civil, i cili ishte afër vendit të ngjarjes dhe i dha ndihmën e parë viktimëa, për të telefonuar pastaj edhe autoambulancën dhe ekipin mjekësor.

Sipas informacioneve që posedon Gazeta Metro, viktimës iu ndalë gjakderdhja nga personi civil i cili është punëtor shëndetësor, për shkak të intervenimit të shpejtë.

Viktima sipas infromacioneve të para është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa nuk ka informacione për sulmuesin.

MUND TË JU PËLQEJNË