Vala

Adelina Thaçi është zëri i pa krahasueshëm i muzikës shqipe, një këngëtare e pa krahasueshme që talentin e ka shpërfaqur që në rini të hershme, shkruan “Kosovarja”.

Adelina kishte shumë hite, këngë të dëgjuara me ëndje nga publiku i gjerë. Sot, nuk është shumë e pranishme me këngë e videoklipe.

Këngëtarja është nënë e lumtur e dy vajzave, që po rriten dita ditës, e madje vajza e madhe po e ndjek rrugën e së ëmës.

Këngëtarja e mirënjohur, është e martuar me publicistin dhe politikanin Bardhyl Meta, i cili kaloj një periudhë të errët shëndetësore, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja ka treguar atë sfidën shëndetësore të të shoqit e ka kaluar me shumë dhimbje.

Sot, gjërat janë ndryshe, pasi gjithçka po i kthehet normalitetit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË