Vala

Përshëndetje zonjë, jam një e re, 29-vjeçare, nënë e dy fëmijëve. Vuaj nga astma dhe e përdori pompën artificiale kur kam nevojë. Askush tjetër në familje nuk e ka këtë problem.

A ka rrezik nga astma dhe në cilat orë të ditës ka më shumë rreziqe?

Dhe, çka më preferoni të ndërmarr, si dhe a do më kaloj ky problem, me të cilin jam në hall të madh, sa shpesh edhe më mërzitet jeta?
“Zeshkania”

Përgjigje:
Rreth 3 për qind e numrit të gjithëmbarshëm të njerëzimit vuajnë nga sëmundjet astmatike, që kanë të bëjnë me mos-gjenerimin adekuat të gjakut. Për të mos folur në hollësi dhe me terminologji ekskluzivisht mjekësore, po mundohem të përgjigjem, thjesht, por që ta kuptoni problemin më mirë.

Pengesat në mushkëri (po flasim për astmë të vërtetuar) shkaktojnë mosventilim të ajrit, i cili mosventilim adekuat nuk qon sasi të mjaftueshme oksigjeni në gjak.

Mungesa e oksigjenit në gjak, pastaj, shkakton pasoja të ndryshme, të cilat natën mund të jenë më të egra si probleme dhe para mëngjesit.

Janë disa faktorë që ndikojnë në atë se si do kalojë pacienti gjatë trajtimit. Sa ka sekrelitik miotik në mushkëri, sa i ka zgjatur kriza, sa është i shtrënguar muskuli sistolik i anës së majtë…

Në rast trajtimi natën, kur oksigjeni është më i pakët dhe kur dioksidi i karbonit ka rritje në rrjedhjen e ajrit, rreziku për pacientin është më i shprehur dhe mostrajtimi adekuat për gjysmë ore mund të rrezikojë seriozisht pacientin.

Në rastin tuaj, mosha luan rol esencial që të mos rrezikoheni nga ndodhitë e papritura, edhe pse duhet të keni kujdes të përhershëm trajtimi dhe mbajtje të pompës për përdorim sipas nevojës.

Qëndrimi në vend të pastër natyror, ku ndodhet oksigjeni natyral dhe lartësitë mbidetare, ku nuk ka prani të dyoksidit karbonik, është i dobishëm. Mjekësia ka shkuar mjaft larg, në arritje të sanimit të këtij problemi, por në këtë rast pacienti është vetë mjeku më i mirë për vete.

MUND TË JU PËLQEJNË