Vala

Ndoshta zemra jote është në shtëpi, por shtëpia mund të sabotojë jetën tuaj të dashurisë.

Rezulton se ajo që është nën shtrat, në tualet apo në dollap, mund të ndikojë në libidonë tuaj.

Shikoni se cilat pengesa për një jetë më të mirë të dashurisë janë të fshehura në shtëpinë tuaj.

Krevati i çrregullt
Nëse krevati juaj dhe hapësira rreth tij është e çrregullt, plot me letra, rroba të pista dhe gjëra të tjera të panevojshme nuk do t’ju duket e këndshme për të bërë dashuri aty. Prandaj, mbani shtratin e pastër.

Fotot familjare në dhomën e gjumit
Sigurisht se i doni prindërit tuaj, vëllezërit, motrat dhe fëmijët, por paramendimi se ju “shikojnë” përderisa keni marrëdhënie seksuale, mund të jetë e pakëndshme. Në dhomën e gjumit mbani vetëm një foto tuajën dhe të partnerit tuaj.

Shumë teknologji
Largoni telefonat celularë, laptopin dhe TV-në nga foleja juaj e dashurisë, transmeton zeri.info. Ky nuk është vendi i duhur për to. Mjafton ora me zile, krevati, tavolina afër dhe llambat. Të gjitha të tjerat e kanë vendin jashtë dhomës së gjumit.

Dhuratat nga ish-partneri
Në qoftë se mbani dhuratat nga ish-partneri, disi e mbani ndezur flakën e vjetër. Mos lejoni që ish-partneri juaj të endet përreth kokës dhe kjo t’ju pengojë në gjëra të caktuara. Dërgoni të gjitha dhuratat diku ku nuk do t’i hasni shpesh.

Banjë e ndotur
Shumë gjëra të këqija mund të gjenden në banjë, nëse nuk jeni të kujdesshëm. Disa qime të tmerrshme, disa të brendshme të pista, prandaj për të shpëtuar jetën tuaj të dashurisë, merrni një shportë lavanderi me një kapak, rregullisht largoni flokët pas dushit dhe pastroni banjën më shpesh.

Madhësia e krevatit
Dysheku i dyfishtë është mjaft i mirë dhe nuk ka nevojë për të blerë një dyshek më të madh, sepse ju dhe partneri juaj mund të përfundoni në anën tjetër të shtratit. Por, nëse tashmë keni një dyshek të madh, të paktën çdo natë ledhatohuni në kohën e gjumit, për të ruajtur afërsinë.

Kaosi në sirtarë
Nuk ka diçka më shumë bezdisëse për ju dhe partnerin tuaj sesa kur në mes të seksit nuk mund të gjeni në sirtar atë çfarë ju duhet, sepse aty gjenden një grumbull gjërash. Lodrat për të rriturit duhet të jenë në një vend ku ju të dy mundeni t’i gjeni dhe t’i arrini lehtë, por në të njëjtën kohë të mos jenë në dispozicion për sytë e njerëzve të tjerë.

Ndriçim i tepërt
Nëse nuk ju pëlqen që të keni marrëdhënie seksuale në një dhomë të errët, së paku krijoni ndriçim të zbehtë. Krijo një atmosferë romantike në dhomë me dritën e qiririt.

Gjërat nën shtrat
Sipas parimeve të Feng Sui, hapësira nën shtrat duhet të jetë e pastër. Ju personalisht e dini se çfarë qëndron poshtë. Nëse duhet të mbani diçka nën shtrat, atëherë le të jenë gjëra të lidhura me shtratin: jastëkë, çarçafë, batanije.

Dhoma që nuk është seksi
A keni menduar ndonjëherë pse ju duket mënyrë e këndshme për të bërë dashuri në një hotel? Kjo është për shkak se dhomat janë mirë të organizuara dhe kanë çarçafë të bukur dhe jastëkët të butë. Kthejeni dhomën e gjumit tuaj në një vend të dedikuar për seks dhe dashuri, bëjeni atë sa më të rehatshme.

Ja si të shpërtheni në shtrat

Ëndrra e të gjithë çifteve, të cilët përpiqen për të marrë kënaqësinë maksimale nga lidhja e tyre, por ka disa kleçka.

Nuk është vetëm një çështje ndjenjash por edhe njohje ndaj tjetrit, ajo që çon në bashkimin e dy trupave dhe mendjes.

Ekspertët e fushës kanë listuar disa “rregulla” për të arritur kënaqësi maksimale në shtrat:

Argëtimi
Marrëdhënia seksuale duhet përjetuar si lojë, ku e rëndësishme është të argëtohemi. Ndaj duhet të jetë spontan, i natyrshëm dhe me bashkëpunim.

Afrodiziak
Ushqimet afrodiziake ndihmojnë vërtetë dhe në mos fizikisht, ngrënia e çokollatës apo produkteve të tjera të kësaj natyre, pa diskutim që do japin një ndikim të pëlqyeshëm.

Eksitimi
Është i rëndësishëm për një marrëdhënie të nxehtë. Femrat janë më shumë mendore, meshkujt më shumë vizivë pasi u pëlqen të shohin partneren e zhveshur, duke fituar një siguri të paparë në vetvete.

Stimulimi
Është një hap i rëndësishëm për përgatitjen e aktit. Një pozicion që ndihmon shumë mashkullin, është parja e gruas shtrirë përmbys me gjunjët e mbledhura, ndërsa mashkulli afrohet drejt saj.

MUND TË JU PËLQEJNË