Vala

Është ndër ato këngëtaret e cila jetën deri më tani e ka zhvilluar me plot paragjykime e fjalë nga më të ndryshmet.

Është kjo këngëtarja e mirënjohur, Adelina Tahiri, e cila pa menduar dy herë kurorëzoi dashurinë e saj me martesë me avokatin e njohur të Maqedonisë, i cili hiç më pak as më shumë është 17 vjet më i vjetër se kjo, shkruan Kosovarja.

Nuk vonoi shumë, çiftit të shumëpërfolur iu erdh në jetë djali, që më pas jeta e tyre u bekua më shumë dhe vazhduan të lumtur si kurrë më parë.

Kjo gjë po vërehet e po dëshmohet edhe përmes Adelinës, e cila nuk i kursen fare momentet dhe çastet e ëmbla që i ndan me të ëmblin Jon.

Ndër këto momente po cilësohen të jenë edhe këto video që do i shihni në vazhdim, sikur Joni dëshiron ti thotë të ëmës diçka, amo se çka vështirë se mund ta gjesh. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË