Vala

Që nga veshjet e saj dhe deri në modelin e flokëve, Princeshë Diana me të vërtetë krijoi një frymë të re. Për veshjet dhe stilin kemi folur shumë por asnjëherë për flokër dhe arsyen që e shtyu atë të merrte vendimin për ti prerë.

Sam McKnight ishte stilisti dhe parukieri i cili ndryshoi modelin e flokëve të Dianës në xhirim e revistës Vogue në 1990. Në librin e tij të ri,” Hair by Sam Mcknight” ai ka thënë

“Kam bërë flokët e saj të duken të shkurtër vetëm për daljen në revistë dhe më pas ajo vendosi që ti priste në atë mënyrë … Unë ja sugjerova shkurtimin e flokëve dhe ajo, u surprizua, u pajtua me këtë ide, dhe më pas pjesën tjetër e dini. ”

Pas kësaj , McKnight krijoi një marrëdhënie pune me Dianën. Sa herë që ajo ishte në Londër, ai do dilte për një takim për mirëmbajtjen e flokëve në mëngjes dhe ndonjëherë i bënte ndonjë ndryshim në mbrëmje nëse Princesha do të kishte një event të rëndësishëm.

MUND TË JU PËLQEJNË