Zvogëlimi i saisë së kripës së përdorur në ushqime është një mënyrë e duhur e ushqyerjes së shëndetshme, mirëpo dihet se ushqimet nuk janë shumë të shijshme pa pak kripë në to, shkruan Dailymail.

Mirëpo shkencëtarët tani kanë treguar që kanë gjetur një mënyrë që të mbajnë shijen e e saj, pa përmbajtje të tepërt të sodiumit.

Një përzierje e krijuar nga klururi i kalciumit, i cili dihet që nuk ka dëme në shëndetin e njeriut, është metoda e re që u jep shije ushqimeve si kripa.

Sasia e lartë e kripës mund ta rrisë tensionin e gakut, i cili ndikon në shkaktimin e çrregullimeve të zemrës, sëmundjeve dhe sulmeve në zemër.

Carolyn Ross, pjesëmarrëse e këtij zbulimi ka thënë që shkencëtarët janë duke e bërë të pamundurën të krijojnë alternativa të produkteve të shëndetshme për njerëzit.

Kjo përzierje u testua nga disa njerëz, shumica prej të cilëve pohuan se ato ushqime kishin sasi të kripës dhe nëse ky produkt do të dilte në treg, ata do ta zëvedësonin me kripën.

Shumica e njerëzve përdorin sasi më të lartë të kripës se që është e lejueshme. Kjo ka ndikuar që shkencëtarët të tentojnë të krijojnë një “zëvendësim” të saj me një produkt që nuk do të ishte i dëmshëm për shëndetin, dhe njëkohësisht do t’i jepte shije ushqimeve.

Heqja e kripës nga përdorimi, çdo vit do t’i shpetonte 4.000 njerëz nga sëmundjet e zemrës vetëm në Britani të Madhe.

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË