Vajzat rriten me një ritëm të shpejtë gjatë gjithë fëmijërisë. Kur arrijnë pubertetin, rritja ndodhë përsëri në mënyrë dramatike.

Gjatësia e vajzave zakonisht ndalohet rreth moshës 14 ose 15 vjeç, ose disa vjet pas fillimit të menstruacioneve.

A rriten vajzat më shpejtë se sa djemtë?

Puberteti tek djemtë është pak më i vonë se sa tek vajzat.

Në përgjithësi, djemtë fillojnë pubertetin midis moshës 10 dhe 13 vjeç ndërsa pjekuria fillon rreth 12 dhe 15 vjeç. Kjo do të thotë që rritja e tyre më e madhe endodh rreth dy vjet pasi ajo ka ndodhur me vajzat, shkruan “HealthLine”.

Shumica e djemve arrijnë gjatësinë më të madhe në moshën 16 vjeç, por muskujt e tyre mund të vazhdojnë të zhvillohen.

Çfarë mund të shkaktojë vonesën në rritje?

Ka shumë faktorë që ndikojnë ngecjen e rritjes duke filluar nga kequshqyerja deri tek medikamentet e në disa raste ndikojnë edhe hormonet, artriti i rëndë ose kanceri.

Edhe kushtet gjenetike luajnë një rol. Për shembull, vajzat me sindromin Doën, sindromën Noonan ose sindromën Turner mund të jenë më të shkurtër se anëtarët e familjes së tyre.

Ndërsa vajzat me sindromën e Marfan mund të rriten më të gjata se anëtarët e familjes së tyre.

Nëse keni shqetësime rreth rritjes së fëmijës suaj, kontaktoni pediatrin e tyre. Sapo një vajzë të arrijë pubertetin, rritja zakonisht do të ndalet disa vjet pas ciklit të saj të parë.

MUND TË JU PËLQEJNË