Vala

Është një fjalë e urtë që thotë: “Kurrë mos thuaj kurrë!”. Zakonisht, e citojnë ata që dëshirojnë të paralajmërojnë se nuk duhet të betohesh, sepse pastaj do të ndjehesh, vërtet, keq kur i shikon dobësitë tua, apo kur rrethanat të detyrojnë ta thyesh premtimin, shkruan “Kosovarja”.

Zakonisht, betohemi se diçka nuk do e bëjmë më kurrë kur jemi të inatosur me veten, sepse përsëri kemi lejuar që dikush të na provokojë apo lëndojë.

Por, kur zhgënjehemi nga një rast dashurie, mendojmë se më kurrë nuk do të dashurohemi…

E, sa e mbajmë fjalën, kjo është çështje tjetër…

Kjo ndodh, zakonisht, kur ndihemi të zhgënjyer, të lodhur, të lënduar, që nuk mund ta ndjesh që dikush tjetër mund të të kënaqë, apo se kurrë më nuk do t’i besosh vetes, madje edhe sikur të fillosh të ndjesh diçka të tillë.

Kurse, kjo është e mundur, sepse do të dashurohesh përsëri, ndoshta edhe me dashuri më shpërthyese…

Mendimi se kurrë më nuk do të dashurohesh, mundet për një periudhë të gjatë të të shndërrojë në kamikazë dashurie, i cili që në impulsin e parë shpërthen në “gjithçka ose asgjë” dhe ngulitet në murin e refuzimeve, ringjallet dhe vazhdon më tutje, deri te impulsi tjetër (destruktiv).

Kjo është formë e dëshpërimit, që ka thelbin e saj, dritën dhe tensionin, e që meshkujt do ta njohin, ndjejnë dhe nuhasin – nuk do të takosh askënd që ka interesim të mjaftueshëm, mjaft të lirë apo të gatshëm që të të pranojë në fluturim dhe të të ofrojë butësi e mirëkuptim, si ilaç për veprimin tënd të hidhur luftarak.

E, kjo është ajo për të cilën keni mall…

Andaj, kurrë mos thuaj kurrë, sepse jetës nuk i dihet… D. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË