Vala

Me një karrierë të gjatë në skenën muzikore, i dha publikut këngë që nuk u harruan asnjëherë, shkruan “Kosovarja”.

Ganimete Abazi, e njohur si ‘Ganja’, është dalluar gjithmonë për zërin e saj të veçantë, duke sjellur projekte unike.

Megjithëse kanë kaluar vite që kur Ganja nisi karrierën e saj në muzikë, ajo është ende e ‘freskët’, thujase koha u ndal për të.

E dëshmojnë paraqitjet e saj gjithmonë elegante, duke treguar se i kushton shumë rëndësi fizikut. Madje shpesh bën eksperimente me dukjen e saj.

Ndonëse jo me ndonjë projekt të ri, ajo është vazhdimisht aktive dhe pjesë në mbrëmje të ndryshme muzikore.

Shpesh ndanë kohë me ndjekësit në rrjete sociale duke publikuar imazhe të ndryshme nga aktivitetet e saj.

Të marrësh dhuratë nga të tjerët, është shumë e natyrshme. Por, ti bësh vetës dhuratë, është më e rrallë.

Së fundi Ganja përmes një fotografie ka treguar se është bërë me veturë të re, duke e uruar edhe vetën.

“E gëzofsha”, ka shkruar ajo. Megjithatë nuk është shumë e qartë, nëse ishte kjo veturë nga vetja, apo i bëri dikush dhuratë Ganës?!

Ndryshe, ishte kënga e saj “ Mirupafshim” që e bëri si këngëtare të dashur të publikut , e cila ende dëgjohet me shumë nostalgji./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË