Vala

Javën që lamë pas moderatorja e njohur, Arbnora Ademaj, festoi ditën e lindjes.

Si çdo herë, edhe këtë vit ajo u përkujdes për organizimin e një feste tejet madhështore për të gjithë, shkruan Kosovarja.

E urimet dhe mesazhet që iu dedikuan nuk ishin aspak të pakta, e hiç më pak nuk ishin as dhuratat luksoze që pranoi ajo.

Ajo që më shumti e rrethoi me dhurata luksoze dhe të bukura ishte mikesha e saj, Shkenda Dubova.

Njëra ndër zgjedhjet e saj ishin parfumat “Maison de parfum”, e gëzimi i Arbnorës vërehej dukshëm për këtë teksa, u shfaq edhe duke i reklamuar ata në rrjetet sociale. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË