Vala
Instituti Meteorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat në pjesën e dytë të ditës, vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu, më të theksuara në perëndim dhe jugperëndim të vendit.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit.

MUND TË JU PËLQEJNË