Vala

Nora Istrefi është njëra ndër këngëtaret tona më në zë.

Ajo ka një karrierë të ndërtuar me shumë këngë të mira të cilat janë bërë dhe hite.

Nora aktualisht është e martuar me muzikantin dhe këngëtarin Robert Berisha, me të cilin kanë dhe një vajzë që e quajnë Renee.

E para se Nora të lidhej me Robertin, ajo kishte një lidhje tjetër dashurie, të cilën vet në një emision televiziv e pohoi duke thënë se ka qenë e dashuruar me të dhe se ai ishte personi i parë në jetën e saj.

E më pas dolën zërat të cilët aludonin se Nora ishte e dashuruar dikur me reperin Getoar Selimi, me të cilin kishin pas dhe bashkëpunime.

Por, këngëtarja Istrefi emrin e të dashurit të saj të parë nuk e përmendi në intervistën dhënë emisionit “NIN” në Klan Kosova.

Të ketë qenë vërtetë Geti i dashuri i saj i parë?!/InfoKosova/

MUND TË JU PËLQEJNË