Përbërësit

1 pako petë për lazanje

1 qepë

1 karrotë

djath mozzarella

1 degë selino

400 gr mish të bluar

djath parmezan

1 kanaçe salcë domatesh

2 lugë gjelle vaj

kripë dhe piper i zi

borzilok

salcë béchamel

Udhëzimet

Hapi 1

Në një tenxhere me vaj, kaurdisni lehtë qepën, karrotën dhe degën e selinosë të prera imët.

Hapi 2 

Shtoni mishin e grirë dhe lëreni në zjarr. Më pas hidhni kripë, piper dhe shtoni salcën dhe një pjesë të ujit. Shtoni edhe borzilokun.

Hapi 3

Ndërkohë përgatisni slcën bechamel.

Hapi 4

Në një tavë, hidhni pak salcë mbi sipërfaqe dhe vendoseni shtresën e parë me petat e lazanjës. Mbi të hidhni djathë të grirë, copa mocarelash dhe salcën me mishin e bluar ose dhe beshamelë ( sipas shijes).

Hapi 5 

Veproni kështu për 4 shtresa që lazanja mos të jetë e rëndë dhe e trashë shumë.

Hapi 6 

Në shtresën e fundit, mbi beshamelë e salcë, hidhni djathin e grirë parmezan. Piqeni në 200 gradë derisa të marrë ngjyrë.

Hapi 7 

Lëreni të pushojë të paktën 20 minuta pas nxjerrjes nga furra dhe shërbejeni të ngrohtë.

 

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË