Vala

Përfitimet e mjaltit në lëkurë

Mbrojtja

Roli mbrojtës i mjaltit është shumë i madh, por së pari mund të fillojmë me mbrojtjen që i ofron lëkurës.

Mjalti është një antioksidant natyral dhe përmban elemente mbrojtëse kundër baktereve dhe lufton infeksionet e lëkurës.

Hidratimi

Roli hidratues i mjaltit është mjaft i njohur, dhe kjo për arsye të dëshmuara.

Nëse përdoret rregullisht, ai mund ta zbusë edhe lëkurën më të thatë. Mund të përdoret edhe në flokë për të njëjtën arsye.

Anti-plakja

Një nga rolet më të rëndësishme të tij ka të bëjë me mbrojtjen e elasticitetit të lëkurës, që do të thotë se e parandalon plakjen dhe e bën lëkurën të duket shumë rinore.

Efekti shërues

Një tjetër përfitim i mjaltit ka të bëjë me parandalimin e infeksioneve dhe shërimin e tyre për shkak të elementeve përbërëse shëruese që ka. Ai bën një lloj ‘pastrimi’ natyral të lëkurës.

MUND TË JU PËLQEJNË